
BE-ja, opozitës shqiptare: Kuvendi s’duhet të bojkotohet! (Video)
19 shkurt 2019
| 16:20
Pas Brukselit, ka reaguar në Tiranë edhe ambasadori i Bashkimit Evropian (BE), Luigi Soreca, kundër bojkotit dhe lënies së mandateve nga opozita shqiptare.
Soreca ka thënë se kjo nuk çon në drejtimin e duhur dhe është kundër interesit të qytetarëve.
Bashkimi Evropian ka kërkuar nga mazhoranca dhe opozita të dialogojnë për të ulur tensionin. Këto deklarata, Soreca i bëri gjatë një interviste për “Top Channel”.