BE-ja pa konsensus për migracionin, Gjermania dhe Italia përplasën për propozimet kryesore

29 shtator 2023 | 13:22

Njëzet e shtatë vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) nuk kanë rënë dakord për ndryshimin e Ligjit për emigracionin, pasi Gjermania dhe Italia janë përplasur mbi propozimet kryesore në lidhje me garancitë e të drejtave të njeriut në qendrat e paraburgimit dhe rolin e organizatave joqeveritare në lehtësimin e ardhjes së emigrantëve.

Referuar burimeve te cituara nga mediet ndërkombëtare, Gjermania ka kundërshtuar një pikë të re, të mbështetur nga Italia, që do të lejonte shkeljen e standardeve minimale në qendrat e paraburgimit në rrethana të jashtëzakonshme. Nga ana tjetër, qeveria e ekstremit të djathtë të Italisë, ka kundërshtuar një klauzolë, të cilën Berlini e ka mbështetur në lidhje me emigrantët e ndihmuar nga OJQ-të për të arritur në një vend të BE-së. Edhe pse takimi ka përfunduar pa asnjë rezultat, ministrat kanë thënë se prisnin se gjatë ditëve në vijim do të formohet një pak që do të që do të zbatohej në rast të një krize të papritur refugjatësh si ajo e vitit 2015, kur më shumë se 1 milion njerëz, kryesisht nga Siria, kanë hyrë ne territorin e BE-së.

Diskutimi është zhvilluar në mes të një rritje të numrit të njerëzve që mbërrinin në Itali nga Tunizia si dhe mbërritjeve në ishujt grekë të Samos dhe Lesvos.

Në fillim të këtij viti, BE-ja ka rënë dakord për të lejuar zhvendosjen e emigrantëve nëpër Evropë dhe gjoba prej 20 mijë eurosh për vendet që refuzuan të marrin pjesën e tyre të caktuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri britanik Tyson Fury përgatitet për duelin e 28 tetorit…