BE-ja padit Hungarinë për ligjet LGBT, lirinë e medias dhe çmimin e gazit

15 korrik 2022 | 17:24

Komisioni Evropian ka thënë se është duke e referuar Hungarinë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë (ECJ) për dyshimet për diskriminim ndaj personave LGBT, kufizime në lirinë e medias dhe çmimin e naftës që diskriminon automjetet e regjistruara si të huaja.

Në njoftimin e 15 korrikut është thënë se kjo po bëhet si pjesë e paketës së tij të rregullt të vendimeve për “shkeljet” që rrezikojnë të drejtat, liritë themelore ose sundimin e ligjit midis shteteve anëtare.

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka luftuar me Brukselin për një sërë çështjesh, që nga perceptimi i kthimit demokratik dhe të të drejtave, deri te sanksionet kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës, zgjerimin dhe çështjet e tjera të brendshme të BE-së.

Çështja e LGBT-së ka qenë një burim i veçantë acarimi. Qeveria e Orban ka miratuar ndryshime ligjore në qershor 2021, që ka tërhequr kritika të ashpra nga Komisioni Evropian, Komisioni i Venecias i Këshillit të Evropës dhe anëtarët e komunitetit LGBT, të cilët kanë thënë se stigmatizojnë pakicat seksuale dhe mbytin diskursin mbi orientimin seksual.

Orbani ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat për diskriminim dhe ka thënë se legjislacioni lejon kontrollin prindëror për atë se çfarë lloj edukimi seksual marrin fëmijët në shkollë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkuar për ngushëllime te…