BE-ja paralajmëron sanksione ndaj Iranit

27 shtator 2019 | 15:31

Britania, Franca dhe Gjermania kanë paralajmëruar Iranin se mosrespektimi i marrëveshjes atomike të vitit 2015 do e përballë me masa ekonomike nga të gjitha vendet e OKB-së. Sipas Teheranit, zotimet do të shkelen për sa kohë Amerika vijon sanksionet aktuale dhe as BE-ja nuk ndërhyn.

Irani rrezikon t`u nënshtrohet sanksioneve ekonomike nga të gjitha vendet e OKB-së dhe jo vetëm Amerika.

Një pakt i lidhur në vitin 2015 mes Teheranit dhe SHBA-së, Rusisë dhe Kinës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë sanksionon çlirimin e vendit nga masat ekonomike, me kusht që të kufizojë veprimtaritë bërthamore.

Por tri shtetet evropiane lajmëruan të enjten gjatë një takimi në Nju-Jork se marrëveshja po shkelet dhe mund të paraqesin një ankesë zyrtare.

Monitoruesi i OKB-së për çështjet atomike njoftoi se vendi ka nisur të përdorë centrifuga të fuqishme për pasurimin e uraniumit.

Produkti përfundimtar mund të përdoret si karburant atomik por edhe për prodhimin e armëve.

Në fjalimin e tij në asamblenë e OKB-së, kryeqeveritari iranian Hasan Ruhani tha se është detyruar të shkelë zotimet nga sanksionet amerikane. “I kemi rezistuar terrorizmit më mizor ekonomik të një shteti pirat ndërkombëtar, dhe çdo ftese për negociata do i përgjigjemi negativisht deri kur politika e presionit maksimal ndaj nesh të jetë në fuqi”, ka  deklaruar Rouhani në fjalën e tij në OKB.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brenda Barattini, gruaja që përdori një palë gërshërë krasitje për…