BE-ja pas deklaratave të Vuçiqit: Gjithmonë kemi bërë thirrje për stabilitet

13 nëntor 2020 | 15:20

Nga Bashkimi Evropian (BE) kanë thënë se nuk i komenton deklaratat e Aleksandër Vuçiq, presidentit të Serbisë, i cili ka thënë se nëse dështojnë përpjekjet për paqe në Kosovë mund të ketë një konflikt si ai në Nagorno-Karabakh.

Peter Stano, zëdhënësi i BE-së, ka deklaruar për “klankosova.tv” se kanë bërë thirrje çdo herë që të ketë stabilitet dhe bashkëpunim në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ne nuk komentojmë për raportime të medieve apo në deklaratat e të tjerëve kur interpretojnë qëndrimet e të tjerëve”.

“Si parim, ne gjithmonë kemi bërë thirrje për akterët politik në Serbi, Kosovë dhe në të gjithë rajonin që të promovojnë një atmosferë të favorshme për stabilitet dhe bashkëpunim”, ka thënë Stano.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…