BE-ja: Përzgjedhja e pasuesit të Lajçakut është duke u zhvilluar

07 janar 2025 | 15:29

Procesi për përzgjedhjen e një pasuesi të Miroslav Lajçakut si lehtësues në dialogun Kosovë-Serbi është aktualisht në zhvillim e sipër, ka thënë zëdhënësja e Bashkimit Evropian (BE), Anitta Hipper, në konferencën ditore për media

“Mandati i përfaqësuesit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, mbetet në fuqi deri në fund të janarit, ndërsa përzgjedhja e një pasuesi është në bërje e sipër. Kështu që hollësi të tjera do të vinë”, ka thënë ajo.

Ditëve të fundit ish-presidenti slloven, Borut Pahor, që ishte një ndër pretendentët më të mëdhenj për të pasuar Lajçakun, ka bërë me dije se ka hequr dorë nga ky synim, për çfarë ka dhënë dhe një sërë arsyesh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka thënë se liria e…