BE-ja pezullon totalisht lehtësimin e vizave për rusët

09 shtator 2022 | 11:23

Këshilli i Bashkimi Evropian miratoi një vendim që pezullon plotësisht marrëveshjen për lehtësimin e vizave midis BE-së dhe Rusisë. Si rrjedhim qytetarët rusë nuk do të përfitojnë nga lehtësimet e mëparshme për të qarkulluar në territorin e Bashkimit Evropian.

Për qytetarët rusë, do të zbatohen rregullat e përgjithshme të kodit të vizave.

Kjo do të rezultojë në një rritje të tarifës së aplikimit për vizë nga 35 në 80 euro, nevojën për të paraqitur dëshmi shtesë për dokumente, rritjen e kohës për shqyrtimin e kërkesës për viza dhe rregulla më kufizuese për lëshimin e vizave me shumë hyrje.

Ministri çek i punëve të brendshme, Vít Rakusan ka shpjeguar pse Bashkimi Evropian arriti në këtë vendim:

“Një marrëveshje për lehtësimin e vizave lejon akses të privilegjuar në BE për qytetarët e partnerëve të besuar me të cilët ne ndajmë vlera të përbashkëta. Me luftën e saj të paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit në Ukrainë, duke përfshirë sulmet e saj pa dallim kundër civilëve, Rusia ka thyer këtë besim dhe ka shkelur vlerat themelore. Vendimi i sotëm është një pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të Rusisë dhe dëshmi e mëtejshme e angazhimit tonë të palëkundur ndaj Ukrainës dhe popullit të saj”.

Ky vendim pritet të botohet në fletoren zyrtare të Bashkimit Europian ditën e sotme. Ai do të hyjë në fuqi në ditën e miratimit dhe do të zbatohet nga data 12 shtator 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Paul Pogba me shumë mundësi nuk do të jetë…