BE-ja po planifikon paketë të re sanksionesh kundër Rusisë
12 korrik 2022
| 09:22
BE-ja është duke planifikuar të propozojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë në javët e ardhshme për luftën në Ukrainë.
Lajmi u dha nga Bloomberg, i cili citon burime zyrtare dhe shton se nëse ajo miratohet, do të ishte paketa e shtatë e sanksioneve.
“Propozimi mund të përfshijë kufizime në importet e arit, masa për të rregulluar sanksionet e mëparshme dhe sanksionim të mëtejshëm të individëve dhe subjekteve”, thonë burimet e agjencisë amerikane./A2CNN