BE-ja porosit se duhet të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë

09 korrik 2020 | 21:46

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero ka thënë të enjten se pavarësisht gjendjes së krijuar në Serbia nga protestat që po kundërshtojnë vendosjen e shtetrrethimit nga presidenti Aleksandar Vuçiq, dialogu Kosovë-Serbi i planifikuar për të dielën do të vazhdojë.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian Ana Pisonero u ka thënë gazetarëve në Bruksel të enjten se “jeta dhe shëndeti i njerëzve duhet të jenë në prioritet” dhe se “qeveria duhet të përcaktojë, natyrisht, masat e nevojshme për të adresuar rreziqet e nga COVID-19”.

Ndërsa mbronte “të drejtën e protestës paqësore”, ajo tha se “rendi publik gjithashtu duhet të garantohet” dhe se “paprekshmëria e institucioneve demokratike duhet të respektohet dhe të ruhet”.

Protestat në Serbi kaluan edhe në dhunë ku 118 policë mbetën të plagosur dhe 153 persona u ndoqën penalisht, shkruan AP.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë prej dhjetë pikësh për…