BE-ja premton më shumë ndihmë financiare për Ukrainën
Bashkimi Evropian do t’i ofrojë Ukrainës edhe 2 miliardë euro të tjera ndihmë ushtarake.
Kështu u pajtuan ministrat e Jashtëm e BE-së në takimin e 12 dhjetorit.
Kjo ndihmë vjen në kohën kur po vazhdojë luftimet e ashpra në Ukrainën lindore, teksa forcat ruse po vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase.
Në rajonet lindore, forcat ruse vazhduan sulmet në Donjeck dhe Luhansk. Sulme ajrore janë raportuar në Kostiantinivka dhe në Hersonin e çliruar së fundi, tha ushtria ukrainase më 12 dhjetor.
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se në Luhansk, forcat ruse “po vazhdojnë të përdorin banorët si mburoja njerëzore, duke vendosur pajisje ushtarake dhe duke u pozicionuar afër ndërtesave të banimit, ku jeton popullsia civile”.
Sulmet e vazhdueshme ruse ndaj infrastrukturës së Ukrainës kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha të energjisë dhe kanë lënë pa rrymë miliona persona.
Pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në muajin e dhjetë.