BE-ja pret formimin e shpejtë të institucioneve të reja

13 mars 2021 | 12:15

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka përshëndetur certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ai e ka vlerësuar mënyrën e shpejtë të certifikimit nga ana e KQZ-së dhe ka bërë thirrje që institucionet të formohen sa më shpejt.

“Vlerësoj faktin se Komisioni Qendror Zgjedhor ishte në gjendje të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në më pak se 1 muaj pas ditës së zgjedhjeve. Pres që institucionet e Kosovës (Parlamenti, Qeveria dhe Presidenti) të themelohen sa më shpejtë dhe të fillojnë punën për të mirën e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ai në një postim në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga ana e KQZ-së,…