BE-ja pret që Kosova e Serbia të shpejtojnë angazhimin e tyre ndaj dialogut
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, pas takimit me Thaçin e Vuçiqin ka lëshuar një deklaratë për media.
Ajo pret që Prishtina dhe Beogradi të shpejtojnë angazhimin e tyre ndaj dialogut duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë që ka dialogu me normalizimin e raporteve ndërmjet tyre dhe perspektivës konkrete të aspiratave të tyre evropiane.
Në diskutimet e saj me dy presidentët Federica Mogerini theksoi nevojën që Kosova dhe Serbia të sigurojnë një mjedis të favorshëm për dialogun dhe të përmbahen nga fjalët, veprimet dhe masat që janë në kundërshtim me frymën e normalizimit.
Në dekkartë thuhet se ata (Thaçi e Vuçiq) diskutuan për hapat e nevojshëm në rrugën përpara dhe vendosën të mbesin në kontakt të vazhdueshëm në ditët në vijim.
Para takimit, Mogherini tha se pret nga dy liderët që të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për të intensifikuar punën drejt arritjes së një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve.