BE-ja pret themelimin e Asociacionit të komunave serbe

15 maj 2021 | 18:52

Bashkimi Evropian është duke pritur propozime të Kosovës për ta themeluar Asociacionin e Komunave Serbe. Nga kryeqendra evropiane thonë se implementimin e marrëveshjes së 2013-ës, Kosova e ka detyrim ndërkombëtar. Ndërkohë, zgjidhjen për themelimin e asociacionit, Qeveria Kurti thotë se do ta ketë në Kushtetutë dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, derisa theksojnë se asociacion një-etnik të komunave s’do të ketë.

Mundësitë e rihapjes së kësaj teme, po i sheh të rrezikshme Partia Demokratike e Kosovës. Derisa nga shoqëria civile i japin mbështetje ekzekutivit për themelimin e Asociacionit, por vetëm mbi bazën e Kushtetutës së vendit.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano thotë se marrëveshja e vitit 2013, për asociacionin është përfunduar me mirëbesim dhe se i mbetet Kosovës të propozojë një rrugë përpara për zbatimin e saj.

“Në vitin 2013 Kosova hyri në një marrëveshje për krijimin e Asociacionit të komunave Serbe. Kjo marrëveshje u përfundua me mirëbesim nga të gjitha palët e përfshira. Asnjëherë nuk është anuluar. Në fakt, marrëveshja e vitit 2013 u ratifikua nga Kuvendi me shumicën e 2/3. Duke vepruar kështu, Kosova ndërmori një detyrim ndërkombëtar për të zbatuar këtë marrëveshje. Kosovës i mbetet të propozojë një rrugë përpara për të zbatuar marrëveshjen”, thotë ai përmes një përgjigje me shkrim për KosovaPress.

Por zëdhënësi i qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu thotë se qëndrimi i ekzekutivit në këtë temë është i qartë dhe se nuk do të ketë diçka që do ta defunksionalizojë vendin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë ata që mundohen t’i fusin reagimet qytetare në…