BE-ja pro “Ballkanit të hapur”, Varhelyi fton shtetet tjera t’i bashkohen nismës

21 dhjetor 2021 | 11:30

Komisionieri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka dalë haptas pro nismës “Ballkani i hapur”.

Në takimin e radhës të kësaj nisme që po mbahet në Tiranë, me anë të një lidhje të drejtpërdrejt, Varhelyi ka ftuar tri shtetet tjera të Ballkanit t’i bashkohen iniciativës.

Sipas tij, përfitimi ekonomik për këto do të ishte shumë i madh.

“Më lini që të përfitoj nga mundësia për t’i ftuar tre partnerët t’i kthehen këtij bashkëpunimi rajonal se jo vetëm shton mundësitë për bizneset, është në të mirë të konsumatorëve, por po kështu mund të ndryshojë realitetet në terren që janë shumë të zymta dhe nëse ka diçka që dua t’ju citoj Rama, është se vetëm përmes bërjes konkrete të tregut të përbashkët rajonal, Ballkani mund të shtojë një të tretë e PBB-së ekzistuese. Dy të tretat e mbetura mund të arrihet përmes një përplotësuesi thelbësor që është plani ekonomik dhe i investimeve”, ka deklaruar  Varhelyi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munich janë duke shikuar opsione për mesfushën. Corentin Tolisso…