BE-ja reagon ndaj njoftimit për hapjen e televizionit ‘Russia Today’ në Serbi

15 korrik 2022 | 13:57

Bashkimi Evropian pret që Serbia të përmbahet nga intensifikimi i marrëdhënieve me Rusinë, ka thënë se Komisioni Evropian për “Radion Evropa e Lirë”, në lidhje me njoftimet jozyrtare në mediet serbe se “Russia Today” planifikon të hapë një stacion televiziv në Serbi.

Serbia pritet që të respektojë vendimet e Bashkimit Evropian, ndër të cilat është kufizimi i transmetimit të televizionit shtetëror rus, “Russia Today (RT)”, është thënë në reagimin e 15 korrikut.

“RT është pjesë e instrumenteve të propagandës dhe dezinformimit rus me të cilat Kremlini monitoron agresionin e paligjshëm kundër Ukrainës dhe vrasjet e popullit ukrainas. Në këtë kontekst, ne presim që Serbia të përmbahet nga intensifikimi i marrëdhënieve me Rusinë, si një vend që shkel masivisht Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë Perer Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të sigurisë dhe politikës së jashtme.

Si pjesë e një pakete më të gjerë sanksionesh kundër Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës në mars të këtij viti, Brukseli pezulloi transmetimin e medieve ruse “Sputnik” dhe “Russia Today”.

Që nga marsi i vitit 2012, Serbia është kandidate për anëtarësim në BE, dhe në përputhje me rrethanat, ka obligim të ndjekë vendimet e Brukselit për të përmbushur kushtet për anëtarësim.

Disa medie në Serbi njoftuan më 14 korrik se “Russia Today” planifikon të hapë një stacion televiziv në Serbi.

“Russia Today” nuk i është përgjigjur pyetjes së “REL”-it, nëse kjo është e vërtetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Distria Krasniqi po tregon formë fantastike në Grand Prix e…