BE-ja refuzon propozimin 5-pikësh të Kurtit për veriun

14 qershor 2023 | 13:29

Bashkimi Evropian (BE) ka refuzuar propozimin e kryeministrit Albin Kurti për të cilin ai ka njoftuar dje popullin e Kosovës.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, në një deklarim për medie.

“Plani i tij (i Kurtit) 5-pikësh dështon që të adresojë në mënyrë adekuate disa elemente kryesore që shkaktuan, që janë shkaku kryesor i krizës së fundit, dhe të cilat presim që t’i adresojë në mënyrë të vendosur”, ka thënë Stano.

Më tutje, ai ka folur për masat ndëshkuese ndaj Kosovës, disa prej të cilave po diskutoheshin ende e disa prej të cilave kanë hyrë në fuqi.

Kujtojmë se Kurti dje ka treguar planin 5-pikësh, i cili përfshin këto elemente:

Hapi 1: Sundim i ligjit në 4 komunat në veri të Kosovës. Situata nuk është normale për një kohë të gjatë, por eskalimi më 29 maj e bën urgjent sjelljen para drejtësisë të të gjithë atyre që ushtruan dhunë ndaj ushtarëve të KFOR-it, gazetarëve e Policisë së Kosovës. Identifikimi, ndjekjen penale të të gjitha grupeve që kanë sulmuar KFOR-in, Policinë dhe gazetarët. EULEX-i të monitorojë situatën.

Hapi 2: Grupet e dhunshme tërhiqen nga Kosova. Bazuar në parimin e proporcionalitetit Policia e Kosovës do të tërhiqet nga objektet e komunave në veri.

Hapi 3: Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR-i do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë.

Hapi 4: Qeveria e Kosovës koordinohet dhe shpallë zgjedhje të parakohshme në 4 komunat në veri. Zgjedhjet të organizohen në një atmosferë zgjedhje të lirë, liberale.

Hapi 5: Kosova dhe Serbia kthehen në dialog, dhe Brukseli harton një plan për zbatimin e marrëveshjeve. Udhëheqësit takohen në Bruksel gjatë kësaj jave.

Zëdhënësi i BE-së: Disa prej masave ndëshkuese ndaj Kosovës veçse kanë hyrë në fuqi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Violetë Kukaj mori vëmendje të madhe para disa javëve. Shkas…