BE-ja sanksione të tjerë Rusisë, Borrel: Kjo s’është luftë, por shkatërrim i një vendi
Bashkimi Evropian do të mblidhet sot për të vendosur sanksione për Rusinë në sektorin e energjisë.
“Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë sot sanksionet që do të vendosen në sektorin e energjisë.” Kështu deklaroi ditën e sotme përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell përpara se të mblidhej këshilli i çështjeve të jashtme.
Disa shtete si Lituania dhe Irlanda kanë deklaruar që tani që janë pro sanksionimit të pushtuesit.
Ajo që po ndodh në Mariupol është një krim i jashtëzakonshëm lufte, diçka e tmerrshme, duhet ta dënojmë drejtpërdrejt, qyteti është shkatërruar plotësisht. Kjo nuk është luftë, por shkatërrim i një vendi pa marrë parasysh ligjet e luftës, sepse edhe lufta ka ligje. Moralisht Rusia e ka humbur legjitimitetin e saj. Putini meriton dënimin më të qartë të botës së qytetëruar”.
Borrell nuk pranoi të komentojë më tej, duke iu referuar rezultateve të diskutimit.