BE-ja sanksionon 3 linja ajrore pas furnizimit të Rusisë me raketa
Tri linjat ajrore iraniane, “Saha Airlines”, “Mahan Air” dhe “Iran Air”, do t’u nënshtrohen sanksioneve të BE-së.
Masat ndëshkuese erdhën si përgjigje ndaj Iranit – i cili furnizoi Rusinë me raketa balistike për përdorim në Ukrainë.
Sanksionet e BE-së, duke përfshirë një ngrirje të aseteve të mbajtura në bllok dhe ndalimin e udhëtimeve për individët, hynë në fuqi pas botimit të tyre në Gazetën Zyrtare të BE-së, një regjistër i ligjeve të BE-së.
Dy kompanitë iraniane të prokurimit, “Teyf Tadbir Engineering Company” dhe “Basamad Electronic Pouya Engineering Company”, ishin gjithashtu në shënjestër.
Në total, shtatë organizata dhe shtatë individë do t’u nënshtrohen sanksionave të BE-së.
Zëvendësministri i Mbrojtjes i Iranit, Seyed Hamzeh Ghalandari, u vu në shënjestër së bashku me oficerët e rangut të lartë në Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).