BE-ja sanksionon krerët e juntës në Mianmar

22 mars 2021 | 15:42

Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur sanksione ndaj krerëve ushtarak të Mianmarit, të cilët më 1 shkurt kanë marrë pushtetin nga qeveria civile. Në listën e sanksioneve është edhe shefi i juntës, Min Aung Hlaing. Sanksionet përfshijnë ndalesën e vizave dhe ngrirjen e pasurive.

“Komandanti i përgjithshëm, Min Aung Hlaing, është përgjegjës për vendimmarrjen në lidhje me funksionet e shtetit dhe për këtë arsye është përgjegjës për minimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Mianmar”, është thënë në vendimin e BE-së.

Mianmari është përballur me trazira që nga 1 shkurti pasi ushtria ka zbatuar një grusht-shtet, duke rrëzuar nga pushteti udhëheqësen, Aung San Suu Kyi.

Forcat e sigurisë kanë goditur me forcë vdekjeprurëse protestuesit që kundërshtojnë grusht shtetin.

Gati 250 vdekje janë konfirmuar, sipas Shoqatës së Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP), edhe pse numri i vërtetë mund të jetë më i lartë. Më shumë se 2 mijë e 300 të tjerë janë arrestuar.

Kundërshtimi ndërkombëtar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara deri më tani nuk kanë arritur të ndalin trazirat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rregullatori i ilaçeve në Australi ka dhënë dritën jeshile për…