BE-ja shpërndan vaksina për 70 për qind të popullatës së rritur

10 korrik 2021 | 13:50

Bashkimi Evropian ka shpërndarë mjaftueshëm vaksina kundër koronavirusit, në mënyrë që vendet anëtare të vaksinojnë së paku 70 për qind të popullatës së rritur. Kështu ka thënë sot presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen.

Ajo u bëri thirrje vendeve të BE-së që t’i intensifikojnë fushatat e vaksinimit dhe tha se rreth 500 milionë doza vaksinash do të jenë të shpërndara në të gjithë bllokun deri më 11 korrik.

“Këtë fundjavë, ne do të kemi të shpërndara mjaft vaksina në vendet anëtare, për të vaksinuar plotësisht së paku 70 për qind të popullatës së rritur. Deri nesër, rreth 500 milionë doza do të jenë të shpërndara në të gjitha rajonet e Evropës”, ka konfirmuar von der Leyen.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stacioni policor i Hanit të Elezit, pasi ka pranuar një…