BE-ja shpreh gatishmërinë t’i pres në Bruksel Kurtin dhe Vuçiqin

15 nëntor 2022 | 14:46

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano është shprehur se BE-ja është gatshme të mbajë një takim të nivelit të lartë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, “sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Ai në një konferencë të rregullt përpara gazetarëve, ka njoftuar se ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi është duke biseduar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin.

“Jemi të gatshëm të presim kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Bruksel për një takim në nivelin më të lartë. Siç theksoi dje përfaqësoi përfaqësuesi i lartë, sa më shpejt që të jetë e mundur dhe sa më shpejt të jenë të gatshëm të tregojnë sjellje evropiane”, ka deklaruar Stano.

Stano ka përsëritur edhe fjalët e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell  se kjo është kriza më e rëndë që nga viti 2013 dhe se BE-ja dëshiron të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhje evropiane për situatën aktuale.

Stano ka thënë se BE-ja nuk është më e interesuar të gjejë zgjidhje për të dy palët dhe se përgjegjësia u bie atyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit