
BE-ja shpreh keqardhje për tarifat amerikane për makinat
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka shprehur shqetësim për vendimin e ShBA-së për të vendosur tarifa mbi eksportet e automobilave të BE-së.
Ajo tha se tarifat janë taksa të këqija për bizneset dhe për konsumatorët, në ShBA dhe BE.
“Më vjen shumë keq për vendimin e ShBA-së për të vendosur tarifa mbi eksportet e automobilave të BE-së. Tarifat janë taksa – të këqija për bizneset, më keq për konsumatorët, në ShBA dhe BE. BE-ja do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje të negociuara, duke ruajtur interesat e saj ekonomike”, tha ajo.
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka njoftuar taksa të reja të importit prej 25% për makinat dhe pjesët e makinave që vijnë në ShBA.
Presidenti pretendoi se masa do të çonte në “rritje të jashtëzakonshme” për industrinë e makinave, duke premtuar se do të nxiste vende pune dhe investime në ShBA.