BE-ja shtyn zgjerimin e Ballkanit Perëndimor

21 gusht 2019 | 12:56

Prof. Dr. Blerim Reka

Samiti i qershorit i Këshillit Evropian shuajti ambiciet e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që duan të anëtarësohen në BE, duke i thyer shpresat se çdo vend i rajonit mund të aderonte përpara vitit 2030. Më herët, Brukseli kishte folur për 2025. KE-ja përsëri vonoi fillimin enegociatave të anëtarësimit për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, mezi e pranoi përparimin që Mali i Zi dhe Serbia në negociatat e tyre, dhe praktikisht injoruan Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën, duke mos përmendur rrugën epranimit të tyre.

BE-ja aplikoi një qasje 2 + 2 + 2 për rajonin: dy kandidatë serioz (Mali i Zi dhe Serbia); dy “qiftin në pritje(Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria); dhe dy kandidatë jo sigurt (Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova). Kjo e fundit, madje pa regjim me BE.

Samiti BE-Ballkan Perëndimor që ishte planifikuar për 1 korrik në Paris, u shty deri në shtator. Për më tepër, presidenti Francez Emmanuel Macron nuk mori pjesë as në konferencën e Procesit të Berlinit në Poznan, Poloni, më 4-5 korrik. Ai ka thënë publikisht se kundërshton çdo zgjerim para se të bëhen reformat institucionale në BE.

Politika e presidentit Macron për BE-në: “thellësia- para gjerëisë”,esencë do ta vonoj zgjerimin edhe për një dekadë tjetër, me pasoja të rëndësishme gjeopolitike për rajonin. Të lodhur nga marrja e dshit të ftohtë nga Brukseli, këto gjashtë vende mund të bien gradualisht në rrugën e Turqisë: të trembur nga BE-ja, ato do ta shmangin atë.

Ekonomitë e tyre tashmë të brishta do të përjetojnënjë ulje të investimeve të huaja direkte (IHD), rritje të shpërnguljeeve dhe forcim të regjimeve autoritare dhe oligarkike. Një e katërta e popullsisë së rajonit tashmë është larguar, dhe më shumë se gjysma e të rinjve ende atje synojnë të shpërngulen jashtë vendit. Një studim i fundit tregoi se më shumë se 60 përqind e qytetarë të Ballkanit Perëndimor janë të shqetësuar për papunësinë dhe 47 përqind për ekonominë në përgjithësi. Vetëm 50 për qind janë të kënaqur me qeveritë e tyre, ndërsa 70 për qind shprehin mungesë besimi në sundimin e ligjit.

Ndryshimi në fokus

Në 2004, BE-ja pati një zgjerim të madh, duke sjellë 10 vende të reja. Bullgaria dhe Rumania u bashkuan në vitin 2007, ndërsa Kroacia u anëtarësua në vitin 2013. Pas kësaj, politika e zgjerimit hyri në një pauzë.

Gjeopolitika e kishte nxitur kryesisht procesin e zgjerimit: pas integrimit me NATO-n, ish-shtetet e Paktit të Varshavës të Evropës Qendrore dhe Lindore së bashku me dy shtetet-ishuj mesdhetare (Malta dhe Qipro) që kishin qenë me rëndësi strategjike gjatë Luftës së Ftohtë, ishin anëtarësuar edhe në BE. Sot, pauza në zgjerim erdhi si pasojë ezhvendosjes së përqendrimit të BE-së, nga gjeopolitika në çështje teknike.

Ana gjeopolitike i është lënë NATO-s. Aleanca ka integruar tashmë Shqipërinë dhe Malin e Zi, ndërsa Maqedonia Veriore do të bashkohet së shpejti. BE-ja është përqendruar në teknikat politike. Kjo tregon pse Shqipëria, tashmë anëtare e NATO-s për 10 vjet, ende nuk ka filluar as bisedimet e pranimit në BE.

Ndryshimi i strategjisë së BE-së buroi nga një mësim që Brukseli e mori nga vala e fundit e zgjerimit. Duke lejuar faktorët gjeopolitikë të mbizotërojnë vendimet e zgjerimit, disa anëtarë të rinj u lejuan që të mos përmbushnin kriteret e ashtuquajtura të Kopenhagës (juridike, politike dhe ekonomike) dhe ato të Madridit (administrative). Të paktën tre prej tyre ishin më pak të përgatitur sesa kandidatët aktualë nga Ballkani Perëndimor, dhe dy të tjerët u sanksionuan nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë për mos zbatim të sundimit të ligjit.

Një dekadë më parë, justifikimet për ndërprerjen e zgjerimitishin: “lodhja nga zgjerimi” dhe “mungesa e kapaciteteveabsorbuese”. Tani, justifikimi është thirrja e presidentit Macron për reforma para zgjerimit. Disa, madje kanë propozuar që zgjerimi mbetet jashtë tryezës. Deputetja franceze Nathalie Loiseau, për shembull, ka sugjeruar që për shkak se vendet e Ballkanit Perëndimor “nuk janë aspak të gatshme” për anëtarësimin në BE, blloku duhet të vendosë një partneritet të ngushtë me ta.

Prandaj është e qartë se pa stabilitet rajonal ose pa përmirësim në zbatimin e shtetit të së drejtës, pranimi në BE për Ballkanin Perëndimor nuk ka të ngjarë që të ndodhësë shpejt. Maqedonia e Veriut, përpara se të merrej vesh me Greqinë për emrin e saj, po mbahej peng për negociatat anëtarësuese vetëm nga Athina. Tani që Greqia ka hequr kundërshtimet e saj, Shkupi përballet me tri veto të reja nga shtetet tjera anëtare-për t’i filluar negociatat. Është gjithashtu e paqartë, nëse mund të fillojnë këto negociataedhe me Shqipërinë.

Skenari më i mundshëm është vonesa prej një dekade e procesit të integrimit, për shkak të tri pengesave kryesore: politikës në vendet anëtare, burokracisë së Brukselit dhe interesave të fuqishme stategjike në Ballkanin Perëndimor. Duke përfituar nga mungesa e reformës, elitat në rajon mund të pretendojnë të dëshirojnë anëtarësimin në BE. Brukseli mund të pretendojë t’i dëshirojë ato shtete në BE.

Me këtë ritëm, anëtarësimi deri në vitin 2030 duket i pamundur. Kroacisë iu deshën shtatë vjet vetëm për negociatat e saj – këto vende mund të presin që për to shumë më gjatë. Mali i Zi ka mbyllur vetëm tre nga 35 kapitujt e bisedimeve pas gjashtë vjetësh. Serbia ka mbyllur vetëm dy në pesë vjet. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të fillojnë ende bisedimet e tyre, ndërsa Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina ende nuk janë as kandidatë zyrtarë.

Banana Republikat e Ballkanit

Mungesa e përparimit drejt anëtarësimit në BE, gjithashtu po ndikon në dinamikën e brendshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kapja e shtetit nga interesat e fuqishme rrezikon t’i shtyjë këto vende në zonën e shtetevetë dështuara: gjyqtarët e politizuar, zyrtarët e korruptuar dhe administratat nepotiste janë bërë normë. Në dekadën e fundit, ishkryeministrat në tre shtete anëtare të BE-së u arrestuan për korrupsion. Ndërkaq, nuk ka pasur pasoja të tilla për udhëheqësit në Ballkanin Perëndimor, megjithë korrupsionin e përhapur në mesin e elitave politike.

Një raport mbi Maqedoninë e Veriut nga Grupi i Shteteve të Këshillit të Evropës kundër Korrupsionit (GRECO) renditi 23 rekomandime për luftimin e korrupsionit. Vendi pritet të paraqesë një raport mbi përparimin e tij në zbatimin e tyre deri në vitin 2020. Në Shqipëri, procesi i verifikimit të gjyqtarëve filloi dy vjet më parë. Deri më tani, 140 nga 800 gjyqtarë janë verifikuar. Më pak se 10 përqind kanë humbur punën e tyre për shkak të konstatimeve, megjithëse kryetari i Gjykatës Supreme të vendit u fajësua kohët e fundit.

Në Maqedoninë e Veriut, disa gjyqtarë kryesorë janë paditur, por vetëm disa raste kanë gjykimi ka vazhduar. Nga nëntë gjyqtarë të dyshuar për korrupsion, asnjëri prej tyre nuk u suspendua. Verifikimi i policisë do të fillojë në vjeshtë. Një komision antikorrupsion u krijua vitin e kaluar, por kompanitë në pronësi të qeveritarëve ose të lidhura me ministrat e qeverisë ende priren të fitojnë kontrata fitimprurëse. E njëjta gjë është e vërtetë për Serbinë – një hetim i fundit në gazetë zbuloi se shumica e kompanive që fitojnë tenderët e qeverisë kanë lidhje me politikanë të fuqishëm.

Rrallë ndonjë skandal i madhi korrupsionit përfundojë me dënim gjyqësor, pandaj kjo është arsyeja pse njerëzit në Ballkanin Perëndimor kanë aq pak besim te gjyqtarët. Rreth 57 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nuk besojnë as në Zyrën e Prokurorit Special, e themeluar në vitin 2015 për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Në 18 çështjet që ka sjellë kjo zyre para gjykatës, vetëm një nga gjithsej 90 të akuzuarit përfundoi në burg. Prokurorja speciale Katica Janeva dha dorëheqje më 15 korrik, në të njëjtën ditë kur u arrestuan dy biznesmenë, të cilët ajo i akuzonte për zhvatje parash me shantazh.Dyshimet kishin lindur se ajo ishte përfshirë në skandal. Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese ka qenë jofunksionale për gati dy vjet për shkak të hetimit për korrupsionin ndajgjyqtarëve të saj.

A mund të fajësohen qytetarët e rajonit për mosbesim te gjyqësori?

Mosfunksionimi ekonomik

Shumica e 20 milionë njerëzve në rajon janë të pakënaqur me mënyrën se si po shkojnë gjërat në ekonomitë e tyre. Për shembull, sipas studimit të Barometrit të Ballkanit, 69 për qind e shqiptarëve, 68 për qind e boshnjakëve dhe 50 për qind e kosovarëve janë ose plotësisht ose kryesishttë pakënaqur me ekonomitë e tyre. Kjo pakënaqësi e përgjithshme në rajon është për shkak të pagave të ulëta: mesatarja e pagës minimale është tetë herë më e vogël sesa në vendet anëtare të BE-së.

Pavarësisht se është i pasur me burime natyrore, rajoni mbetet një nga më të varfrit në Evropë. Kosova me rezervat e mëdha të qymyrit dhe linjitit zë vendin e pestë në botë, me rreth 14 miliardë tonë. Ajo gjithashtu ka rezerva të bollshme prej ari, argjendi dhe zinku. Serbia ka edhe rezerva të mëdha të qymyrit, ndërsa burimet e konsiderueshme të naftës dhe gazit u zbuluan kohët e fundit në Shqipëri. Asnjë nga këto nuk mund të shfrytëzohet pa investime të huaja, të cilat nuk do të arrijnë derisa bizneset të ndjehen sikur mund tiu besojnë sistemeve ligjore në rajon.

Sipas Raportit të Investimeve Botërore të Kombeve të Bashkuara për vitin 2019, rajoni tërhoqi vetëm rreth 7.4 miliard dollarë në FDI vitin e kaluar. Serbia pati një rritje gati 44 për qind të FDI-ve në vitet 2017 dhe 2018, në 4.1 miliardë dollarë. Shifrat në pjesën tjetër të rajonit ishin shumë më pak mbresëlënëse. FDI-të në Mal të Zi madje u ulën 12 për qind me një pjesëmarrje prej 490 milion dollarësh. Bosnjë e Hercegovina tërhoqi vetëm 468 milionëdollarë, Maqedonia e Veriut 737 milionë dollarë dhe Shqipëria 1.3 miliard dollarë. Pa më shumë FDI, vendet e rajonit nuk do të jenë në gjendje t’i përmirësojnë ekonomitë e tyre.

Anëtarësimi i tyre në BE, do të rrisë gjithashtu fondet e BE-së në rajon. Rasti i Bullgarisë është ilustrues: ajo ka përdorur rreth 30 miliardë euro nga financimi i BE-së. Vendet e Ballkanit janë të përfshira në fondet e “instrumentit për asistencë para-pranimit” (IPA) – por mungesa e aftësive të brendshme administrative dhe institucionale do të thotë se jo të gjitha paratë shfrytëzohen. Për shembull, Maqedonia e Veriut ka shfrytëzuar vetëm 30 përqind të fondit të saj të përcaktuar për zhvillim rural IPA. Korrupsioni gjithashtu zhduk paratë e BE-së të destinuara për zhvillim.

Procesi i Berlinit ofroi një alternative për vendet e Ballkanit Perëndimor për të financuar projektet e infrastrukturës dhe energjisë. Në samitin e mbajtur në Poznan, për këto qëllime u premtua një grant i BE-së prej rreth 180 milionë euro.

Klima e përgjithshme e pasigurisë në Ballkan ka shkaktuar një valë emigracioni, nga njëra anë duke shkaktuar një ikje të trurit, por nga ana tjetër duke siguruar një burim të ardhurash për rajonin. Si Kosova ashtu dhe Maqedonia e Veriut marrin rreth 1 miliard euro remitanca në vit. Për më tepër, në të gjashtë vendet, hendeku midis të pasurve dhe të varfërve po rritet – prapë për shkak të korrupsionit dhe gjendjes së brishtë të ekonomive të tyre.

Skenarët

Skenari më i mundshëm është që kundërshtimi i presidentit Macron ndaj zgjerimit të BE-së do të shtyjë procesin e pranimit të Ballkanit Perëndimor edhe për një dekadë tjetër. Me kancelaren gjermane Angela Merkel në largim, nuk do të mbetet asnjë udhëheqës evropian që të sfidojë Macronindhe të shtyjë një axhendë zgjerimi përpara. Edhe me Merkelin në krye, data e e anëtarësimit ishte shty, së pari në vitin 2020 dhe më pas në 2025. Ky proces i zgjerimit është tashmë më i gjati në historinë e BE-së, pasi zgjati 20 vjet nga fillimi i Samitit të Zagrebit 2000 . Politika e kryetarit Makron e bazuar në “thellësinë e të reformave parazgjerimit do ta dobësojë më tutje çdo entuziazëm tëvendeve të Ballkanit për anëtarësim në BE.

Pranimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ka të ngjarë të pengohet me veton e Greqi, pas fitores së 7 korrikut të partisë konservatore Demokracia e Re atje. Drejtuesi i saj, kryeministri Kyriakos Mitsotakis, kundërshton Marrëveshjen e Prespës që i dha fund mosmarrëveshjes disavjeçare me Maqedoninë e Veriut për emrin e saj. Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias është nga ishulli i Korfuzit, pak larg bregdetit shqiptar dhe pranë rezervave të pasura të naftës dhe gazit nën tokë, të cilat janë objekt i një mosmarrëveshjeje territoriale midis dy vendeve.

Ndryshimet e udhëheqësve në institucionet e BE-së do të ngadalësojnë procesin gjithashtu. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell, do të ndërmjetësojë dialogun Kosovë-Serbi edhe pse ai vjen nga Spanja, një vend që nuk e njeh Kosovën. Kushdo që bëhet Komisari i ri i zgjerimit do të luajë gjithashtu një rol vendimtar – nëse posti nuk shuhetfare?

Sipas këtij skenari, “strategjia e ndërprerjes” e BE-së do të krijonte lodhje integruese në rajon dhe do të nxiste ndjenjën anti-BE: ëndrra bëhet realitet për fuqitë që kundërshtojnë aleancën Euro-Atlantike.

Pasojat më të gjera gjeopolitike të një ndërprerje të gjatë janë të vështira për t’u parashikuar, duke marrë parasysh se janë të përfshirë tre lojtarë të tjerë: Rusia, Kina dhe Turqia. Sidoqoftë, çdo ndryshim i madh natyrisht nuk ka të ngjarë tëndodhënë planin afatshkurtër dhe afatmesëm. BE-ja do të kalojë gjashtë muajt e ardhshëm duke u përqendruar në ndryshimet institucionale pas zgjedhjeve evropiane të verës së kaluar. Duke filluar nga viti i ardhshëm, presidenti Macron do të marrë nga kancelarja gjermane Angela Merkel lidershipin- de fakto-të Evropës. Në ShBA, në sivjet dhe vitin tjetër do të dominojnë zgjedhjet presidenciale. Në Rusi, mandati i presidentit Vladimir Putin skadon në vitin 2024, dhe në Kinë presidenti Xi Jinping u riemërua nga legjislatura vitin e kaluar – dhe nuk e obligon kufizimi i mandateve.

Një skenar më pak i mundshëm është ai që BE të ndryshojë shpejt pozicionin e saj ndaj zgjrimit në Ballkanin Perëndimor. Sipas këtij skenari më optimist, Gjermania dhe Franca do të drejtonin një përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi brenda dy viteve të ardhshme, duke hapur rrugën për integrimin e rajonit në BE. Gjatë vizitës në Beograd në qershor, presidenti Macron njoftoi se do të ftojë në vjeshtë në Paris delegacionet nga Serbia dhe Kosova, si dhe kancelaren Merkel, për të zgjidhur çështjen.

Megjithatë, do të ishte surprizë nëse Brukseli do të orientohet drejt një politike më proaktive të zgjerimit. Ky mbetet një skenar i pamundshëm, të paktën për dekadën e ardhshme.

Pra, në vend që të udhëheqë një strategji të re për integrimin e Ballkanit Perëndimor në bllok, BE-ja do të mbajë zgjerimin në pritje, të paktën deri në vitin 2030.

Botuar në Geopolitical Intelligence Services (GIS). Përktheu nga anglishtja: Arsim Rushit Osmani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
 ADEM GASHI  CURRICULUM VITAE shtatë muej mbas dekës së Stalinit…