BE-ja shtyn hyrjen në fuqi të sistemit që zëvendëson vulat e pasaportave

26 prill 2023 | 11:03

Bashkimi Evropian (BE) ka shtyrë edhe një herë hyrjen në fuqi të Sistemit të Hyrës/Daljes (EES), një sistem i ri biometrik që supozohej të hynte në fuqi në nëntor të këtij viti.

Siç raporton “Independent”, skema elektronike e kufirit, e cila ndër të tjera do të zëvendësojë vulosjen e pasaportave me regjistrimin digjital të atyre që hyjnë dhe dalin nga zona Shengen, do të shtyhet sërish, pasi i njëjti nuk është ende gati, raporton “Schengen Visa”.

“‘The Independent’ ka mësuar se skema e kufirit elektronik nuk do të zbatohet tani këtë vit, sepse databaza nga e cila varet nuk do të jetë gati me kohë”, ka raportuar gazeta, duke theksuar se pritet një vendim zyrtar për një datë më të saktë të merret në qershor.

Data e ardhshme për nisjen e EES besohet të jetë maji i vitit 2024 ose ka shanse që kjo të ndodhë më vonë vitin e ardhshëm, pas Lojërave Olimpike verore që janë caktuar të mbahen në Francë midis 26 korrikut dhe 11 gushtit.

“SchengenVisaInfo.com”  ka kontaktuar “eu-LISA”, e cila është agjencia përgjegjëse për menaxhimin e funksionimit të sistemeve të IT në shkallë të gjerë në BE, në fushën e lirisë, sigurisë dhe drejtësisë, duke kërkuar një konfirmim për raportimin, por ka mori vetëm një premtim se agjencia “do t’i përgjigjet së shpejti” pyetjes sonë.

Më parë ishte raportuar se qeveria franceze po planifikonte t’i kërkonte BE-së të shtynte funksionalizimin e EES deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, për shkak të Lojërave Olimpike.

Një burim qeveritar i kishte thënë “Telegraf”-it në mes të marsit se autoritetet donin të vononin futjen e EES në mënyrë që të parandalonin linjat e gjata kufitare në vendkalimet nga Mbretëria e Bashkuar dhe kaosin në aeroportet franceze pasi një numër i madh i shtetasve jo-BE. pritet të arrijë në Francë për këtë ngjarje, e cila është një nga më të mëdhenjtë e organizuar në vend në vitet e fundit.

Skema EES tashmë është shtyrë një herë këtë vit, pasi e njëjta pritej të hynte në fuqi javën e ardhshme, më 1 maj, por u shty për në nëntor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:55. Viktima në fjalë…