BE-ja shtyn kundërmasat ndaj ShBA-së deri në mes të prillit

20 mars 2025 | 14:38

Bashkimi Evropian (BE) ka shtyrë kundërmasat e para kundër Shteteve të Bashkuara mbi tarifat e metaleve të presidentit Donald Trump deri në mes të prillit, duke e lejuar atë të rimendojë se cilat mallra amerikane të godasë dhe të ofrojë javë shtesë për negociata.

Komisioni Evropian kishte propozuar rivendosjen e tarifave të vitit 2018 mbi 4.5 miliardë euro (4.9 miliardë dollarë) të produkteve amerikane më 1 prill, e ndjekur nga goditja e 18 miliardë eurove të tjera të mallrave amerikane më 13 prill.

“Tani po shqyrtojmë të përafrojmë kohën e dy grupeve të kundërmasave të BE-së, në mënyrë që të mund të konsultohemi me vendet anëtare në të dyja listat njëkohësisht, dhe kjo do të na jepte gjithashtu kohë shtesë për negociata me partnerët tanë amerikanë”, ka thënë komisioneri Evropian i Tregtisë, Marosh Shefçoviq në një seancë dëgjimore në Parlamentin Evropian të enjten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Meghan Markle thuhet se është “e shkatërruar dhe e lënduar”,…