BE-ja ta mbajë fjalën për liberalizimin e vizave
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, i ka quajtur joracionale dilemat e disa vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ajo ka thënë se dilemat e tilla e cenojnë rëndë kredibilitetin e BE-së.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Hoxha ka thënë se është mjaft e çuditshme që Kosova po përballet me dilema dhe pasiguri sa i përket liberalizimit të vizave, edhe pse i ka plotësuar të gjitha kriteret.
Megjithatë, ajo shpreson se BE-ja do t’i përmbahet premtimit për vizat.
Hoxha ka deklaruar se është thelbësore që vendimmarrja për vizat të bëhet në fillim të dhjetorit.
Ajo ka bërë me dije se dështimi eventual i BE-së për liberalizimin e vizave pas përmbushjes së kritereve do të vinte në pikëpyetje besimin e Kosovës karshi BE-së.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e së mërkurës të gazetës “Epoka e re”)