BE-ja t’i heq vizat për Kosovën nëse dëshiron ta kthejë kredibilitetin
18 korrik 2022
| 13:36
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë nëse Bashkimi Evropian (BE) dëshiron të jetë i besueshëm globalisht, duhet t’ua japë menjëherë liberalizimin e vizave kosovarëve.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, ajo ka shkruar se “tani është koha që Këshilli i BE-së t’i heq vizat për qytetarët e Kosovës.
“Nëse BE dëshiron të jetë e besueshme globalisht, ajo duhet të fillojë të ofrojë kryesisht në Ballkanin Perëndimor. Për të rikthyer besueshmërinë tonë, duhet t’u japë menjëherë liberalizimin e vonuar për qytetarët e Kosovës. Koha është tani. Këshilli i BE-së duhet ta dorëzojë pa vonesë”, ka shkruar ajo.