BE-ja t’i heqë masat, Kosova i mundësoi zgjedhjet
22 prill 2024
| 09:01
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi dështoi iniciativa për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat veriore. Pasi pjesëmarrje në votime ishte e ulët.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shkarkimi i kryetarëve aktual dhe mbajtja e zgjedhjeve kanë qenë kriter kyç për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të cilat kreu i ekzekutivit i quan si të padrejta.
Kurti kërkon që këto masa të largohen sa më parë – pasi Kosova i mundësoi zgjedhjet.
“Mundësimi i shkarkimit të kryetarëve aktual dhe mbajtja e zgjedhjeve për shkarkim ishin kriter kyç për largimin e masave ndaj Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian. Këto masa të padrejta, pas votimit të sotëm, duhet larguar sa më parë”, ka shkruar Kurti në Facebook.