BE-japër ndalimin e autobusëve: Serbia ka shkelur marrëveshjen për lëvizjen e lirë
Bashkimi Evropian (BE) e ka vlerësuar si shkelje të Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes veprimin e autoriteteve të Serbisë, e cila ka bllokuar qytetarët e Kosovës në kufijtë e saj, teksa i ka bërë thirrje Serbisë që të përmbahet nga veprimet e tilla të njëanshme.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se janë duke e përcjellë nga afër situatën e krijuar.
“Ne jemi të vetëdijshëm për situatën dhe e ndjekim nga afër. Marrëveshja për lirinë e lëvizjes e arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja përcakton parametra të qartë për hyrjen dhe daljen e qytetarëve të Kosovës në dhe nga Serbia. Situata aktuale përbën shkelje të kësaj marrëveshjeje dhe ne i bëjmë thirrje Serbisë që të përmbahet nga veprime të tilla të njëanshme dhe të pakoordinuara dhe t’i kthehet menjëherë respektimit të marrëveshjes”, ka theksuar Stano.