BE: Jo më sallatë në kuti plastike dhe sheqer në paketim të vogël
30 tetor 2023
| 21:13
Sheqeri në paketim të vogël nëpër kafene, sallata në kuti për një racion, apo salca që shoqëron ushqimet e porositura. Por dhe shampot në shishe të vogla që gjenden në hotele mund të zhduken nga përditshmëria jonë brenda 31 dhjetorit 2027.
Dhe ata që kanë zakon të marrin me vete pijet dhe ushqimet do të duhet të mësohen me shishe dhe tasa që lahen dhe përdoren vazhdimisht.
Konsumi i ushqimit dhe pijeve në hotele, restorante dhe shërbime katering do të shërbehet gjithmonë në enë tavoline të ripërdorshme.
Këto janë disa nga pasojat në jetën e konsumatorëve nëse rregullorja e re europiane e paketimit hyn në fuqi pas publikimit nga Komisioni i Mjedisit i Parlamentit Europian.