BE konfirmon se më 17 dhjetor zhvillohet raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi

10 dhjetor 2024 | 10:38

Bashkimi Evropian ka konfirmuar të martën se takimi i radhës në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel kryenegociatorësh, do të zhvillohet më 17 dhjetor në Bruksel, dhe se të dyja palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim.

Zëdhënësja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Anitta Hipper, ka thënë se në këtë takim do të shqyrtohen një varg çështjesh, përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Takimi i fundit në nivel kryenegociatorësh është zhvilluar më 23 tetor në Bruksel, raporton rel.

Kosova përfaqësohet nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa Serbia nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“PIZZA HOT” B.I. shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me…