
BE sot hap zyrën e saj të re në San Francisco
01 shtator 2022
| 13:10
Bashkimi Evropian sot do hapë zyrën e saj të re në San Francisco të Kalifornisë.
Siç thuhet në njoftimin e BE-së, zyra do të kërkojë të promovojë standardet dhe teknologjitë e BE-së, politikat digjitale, rregulloret dhe modelet e qeverisjes, dhe të forcojë bashkëpunimin me ?? palët e interesuara në ShBA.
”Ne po hapim një zyrë të BE-së në San Francisko për të forcuar bashkëpunimin teknologjik transatlantik dhe për të nxitur transformimin dixhital global bazuar në vlerat dhe standardet demokratike. Është një hap konkret për të përforcuar më tej punën e BE-së në kibernetikë, kundër kërcënimeve hibride dhe dezinformimit”, shkruan përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell.