BE: Telegram dhe X platformat më dezinformuese
Platformat më të njohura të përfshira në sulmet që lidhen me manipulimin dhe ndërhyrjen e informacionit të huaj, thënë ndryshe FIMI, ishin Telegrami dhe X, sipas një raporti të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) mbi kërcënimet e FIMI-t, i cili identifikon dhe analizon 750 incidente që kanë ndodhur midis dhjetorit 2022 dhe nëntorit 2023.
”Por, ky aktivitet u vu re pothuajse në të gjitha platformat e tjera të mëdha, të reja dhe të veçanta”, shtoi EEAS-a.Raporti shpjegon se si metoda e përdorur është ajo e koordinimit multiplatformë, me fjalë të tjera, autorët e FIMI-t shpërndajnë dhe amplifikojnë përmbajtjen përmes një sërë kanalesh.
Pra, kanalet e identifikuara, rreth 4 000, kanë qenë aktive 9 800 herë në 750 rastet e analizuara.Platformat më të përdorura ishin Telegram (496 herë), ndërsa në video Reddit dhe të tjera.