BE: Themelimi i Asociacionit pritet të nisë shpejt, Kosova të jap komente për propozimin e ofruar
Zëdhënësja e BE-së, Nabila Masrali, ka folur rreth deklarimit të kryeministrit Albin Kurti, për çështjen e Draftit të Asociacionit, i cili ka shprehur gatishmëri për të shkruar Draftin gjatë vitit 2024, meqë Lajcak ka thënë se Asociacioni është çështje e brendshme e Kosovës.
Masrali ka thënë se drafti i BE paraqet “mënyrën moderne evropiane se si të trajtohet çështja e ndjeshme e pakicave”
Ajo tutje ka thënë se BE dhe partnerët besojnë që Drafti i BE është mënyra më e mirë për të adresuar ndjeshmëritë e të dy palëve dhe që presin që palët të vazhdojnë diskutimet mbi bazën e Draftit të BE-së.
Masrali ka thënë se Kosova e ka pasur mundësinë ta shkruaj Draftin që nga viti 2013 dhe se tashmë kryeministri Kurti mund të japë komentet dhe sugjerimet për Draftin.
“Siç e kemi thënë shumë herë më parë, projekt-statuti evropian, i cili i është paraqitur kryeministrit Kurti më 21 tetor nga emisari Lajcak dhe këshilltarët kryesorë diplomatikë të presidentit francez, kancelarit gjerman dhe kryeministrit italian, së bashku me emisarin Escobar të SHBA-së, paraqet një mënyrë moderne evropiane se si të trajtohet çështja e ndjeshme e mbrojtjes së pakicave. BE-ja dhe partnerët e saj besojnë se është mënyra më e mirë e mundshme për të adresuar ndjeshmëritë e të dyja palëve. Ne presim që të dyja palët të vazhdojnë diskutimet mbi bazën e këtij drafti. Kosova ka pasur mundësinë që në 10 vitet e fundit të paraqesë një propozim për ASM. Në këtë fazë të avancuar të procesit ku pritet të fillojë së shpejti themelimi i Asociacionit, Kosova është e ftuar të japë komentet dhe sugjerimet e tyre për draftin në tryezë.”, ka thënë Masrali për Express.