BE zgjat sanksionet kundër Rusisë për një vit

20 shkurt 2024 | 13:01

Bashkimi Evropian ka zgjatur edhe për një vit sanksionet kundër Rusisë, të cilat janë vendosur për shkak të luftës në Ukrainë.

Në dokumentin, i cili u nënshkrua nga kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, thuhet se vendimi i Këshillit të BE-së për zgjatjen e sanksioneve do të jetë i vlefshëm deri më 24 shkurt 2025.

Në dokument thuhet se, bazuar në rishikimin e vendimit për masat kufizuese ndaj Rusisë dhe, siç thuhet, “për sa kohë që veprimet e paligjshme të Federatës Ruse vazhdojnë të shkelin ndalimin e përdorimit të forcës, që përbën shkelje të rëndë. të së drejtës ndërkombëtare”, është e përshtatshme të mbahen në fuqi të gjitha masat e vendosura aktualisht nga Bashkimi Evropian dhe të merren masa shtesë, nëse është e nevojshme.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, ka njoftuar se të…