Beali, 51 pikë në fitoren e Washingtonit
Oklahoma City Thunderi siguroi fitoren e tretë radhazi dhe të 11-n sezonale në NBA falë një Russell Westbrooku në formën e tij më të mirë.
Në “Chesapeake Energy Arena” vendësit triumfuan 100-94 ndaj Utah Jazzit, me “yllin” e Thunderit që shkëlqej në çdo aspekt të lojës, duke realizuar 34 pikë, dhënë 14 asistime dhe kontrolluar 13 topa poshtë koshit.
31 pikë shënoi Mitchel për Jazzin, por që rezultuan të pamjaftueshme para performancës së Westbrooku. Oklahoma kthehet në rrugën e duhur për zonën “play-off”, ku sigurisht meritë të veçantë ka 29-vjeçari Westbrooku. Toronto Raptorsi mbetet skuadra me ecurinë më të mirë në ndeshjet shtëpiake.
Në “Air Canada Center” kanadezët triumfuan 126-113 ndaj Phoenix Sunsit, duke realizuar për të 10-n herë radhazi mbi 100 pikë. Një paraqitje mbresëlënëse si ekip i Raptorsit, çka reflektohet edhe te statistikat e ndeshjes, me DeRozan dhe Lowry që ishin më të mirët me nga vetëm 20 pikë secili, raporton “Supersport”. Thjesht magjik Breadly Beal në fitoren 92-106 të Washington Wizardsit në parketin e Portland Trail Blazersit.
24-vjeçari shënoi një rekord në karrierë, duke realizuar plot 51 pikë, thuajse sa gjysma e pikëve të skuadrës së tij. Paraqitja e jashtëzakonshme e Bealit lë në hije formën e mirë që shfaqi për Blazers Damian Lillardit, i cili shënoi 30 pikë, dha 9 asistime dhe kontrolloi 8 topa poshtë koshit.