Bearbock takim ‘kokë më kokë’ me Daçiqin

06 tetor 2023 | 13:25

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Bearbock ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq. Takimi “kokë më kokë” është ndërprerë për shkak të fotos familjare dhe më pas vijoi sërish.

Daçiqi, ka munguar në foton familjare të disa ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, të cilët janë mbledhur në Tiranë në kuadër të ministerialit në prag të mbajtjes së Procesit të Berlinit.

Burime të “Euronews” kanë bërë me dije se pritet të ketë edhe një takim bilateral në mes të ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla dhe homologes gjermane, Bearbock.

Edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani do të zhvillojë takime bilaterale me Ministren e Jashtme të Gjermanisë, Greqisë dhe Britanisë së Madhe.

Është planifikuar edhe një takim i komisionarit Oliver Varheleyi me ministrat e Ballkanit Perëndimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar dje në samitin…