Beatrix Ramosaj rrëfen eksperiencën e saj më të frikshme
Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, ka zbuluar së fundmi se po përballet me një problem paksa shqetësues. Përmes disa postimeve në “Instastory”, ajo është shprehur se ka shqetësime për shkak të gjumit dhe se çdo mbrëmje është si një luftë e vërtetë për të.
Gjithshtu Beatrix ka vendosur që të ndajë me ndjekësit edhe eksperiencën e saj me paralizën e gjumit. Duket se për këngëtaren ka qenë një nga gjërat më të tmerrshme që ka përjetuar.
“Nuk e di nëse njerëzit e tjerë kanë parë burrin me kapele gjatë paralizës së gjumit, por tani jam sërish e frikësuar. E pashë një herë në fillim dhe kurrë më. Mbrëmjen tjetër nisa të dëgjoja zëra jo tokësor. E kam përjetuar disa herë dhe dëgjimi i zërave djallëzorë dhe ndjenja e një pranie të errët është vetëm një pjesë e saj”, ka rrëfyer Beatrix Ramosaj.
Para një viti këngëtarja tregoi për ndjekësit e saj se përjetoi për herë të parë paralizën e gjumit dhe e cilësoi si një nga eksperiencat më të frikshme të jetës.