Beatrix Ramosajt publikon fotografi e video provokuese

15 korrik 2021 | 16:15

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, është mjaftë aktive në rrjete sociale, ku vazhdimisht publikon fotografi e video provokuese.

Së fundmi, ajo ndau me ndjekësit një video të shkurtër mjaft ngacmuese, ku shfaqej në bikini, teksa vinte në pah linjat e saj trupore.

Ajo gëzon linja të lakmueshme të trupit, të cilat nuk heziton t’i ekspozojë në shumë prej paraqitjeve të saj.

“Mezi pres që t’i vesh ato në vikend në plazh”, ka shkruar Ramosaj në mbishkrimin e videos.

Beatrix përndryshe ka kohë që u mungon fansave me ndonjë projekt të ri muzikor, ndërsa nuk ka bërë të ditur nëse aktualisht është duke punuar në diçka të re.

E njëjta është mjaft e rezervuar ndaj jetës private, duke mos zbuluar nëse ka ndonjë mashkull në jetën e saj.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova A për herë të parë do të luajë në…