Beatrix shfaqet duke qarë në BB VIP, Oriola Marashi e mbështet publikisht
13 dhjetor 2021
| 13:24
BB VIP – Disa prej banorëve të “Big Brother VIP” mendojnë se Beatrix Ramosaj di vetëm të lyhet dhe të puthet me Donald Veshajn. Duket se një gjë e tillë e ka mërzitur shumë këngëtaren e njohur.
Ajo është përlotur dhe është shprehur: “Më vjen keq se është diçka e re për mua. Kam shumë vite pa pasur dikë afër, në krah. Këtu në “Big Brother” më ndodhi, tani a të tranohem? Jam në siklet, s’po di si më ecën”.
Ndërkohë modelja Oriola Marashi, e cila është mikesha e saj e ngushtë, e ka mbështetur publikisht në rrjete sociale. Ajo ka publikuar një video nga ky moment, duke i thënë se kjo situatë do të kalojë.
“Të dua baby T! Kjo do të kalojë”, ka shkruar modelja seksi, e cila edhe më parë e ka përkrahur publikisht shoqen e saj.