Beatrixa tregon kur e kuptoi se i pëlqen Donaldi

06 shkurt 2022 | 15:23

Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj ishte e ftuar ditën e sotme në “Fan Club Big Brother VIP Albania”, ku sqaroi shumë nga dinamikat e krijuara gjatë rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ngjarja më e komentuar në shtëpi ka qenë padyshim lidhja e saj me aktorin, Donald Veshaj. E pyetur se kur e kuptoi që nisën ndjenjat për të, Beatrixa nuk hezitoj të përgjigjej, duke thënë:

Jam afruar më shumë me Semin dhe Donaldin. Pas daljes së Semit banorët e tjerë po na ngacmonin shumë dhe ajo gjëja ishte shumë e sikletshme në fillim. Por që e kisha qejf.”

Ajo foli gjithashtu për krijimin e këngës së saj të titulluar “Faj” dhe mënyrën se si e priti momentin që banorët e dëgjuan për herë të parë.

“Po më ka marrë malli shumë për Donaldin. Emocionohem shumë kur edhe atë e merrë malli. U emocionova shumë kur ai dëgjoi këngën. Kur kam krijuar këngën kam qenë shumë e mpirë. Kur isha në studio kisha një lirshmëri tjetër. E kemi shkruajtur këngën, por asnjëherë nuk ka qenë e planifikuar.

Fraza që e kam më shumë përzemër në këngë është “Ne kuptoheshim me sy”. Duke qënë gjithë kohës nën presionin e kamerave dhe nga pamundësia për të folur kuptoheshim shumë mirë të dy”, tha Beatrixa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Majlinda Sinani Lulaj Nuk e shoh veten te lexuesit…