Beatrixa tregon se çfarë i kishte thënë Albërije Hadergjonaj në vesh

06 shkurt 2022 | 18:06

Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj ishte e ftuar ditën e sotme në “Fan Club Big Brother VIP Albania”, ku sqaroi shumë nga dinamikat e krijuara gjatë rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ngjarja më e komentuar në shtëpi ka qenë padyshim lidhja e saj me aktorin, Donald Veshaj.

Por, një ngjarje tjetër e përfolur në rrjete sociale ishte momentin kur Albërije Hadergjonaj ishte e ftuar si mysafire speciale për Beatrixën dhe në oborr i kishte thënë diçka në vesh ish-banores, gjë të cilën e tregoi ajo sot.

“Trixa, çohu herët rregullo flokët, më tha Albërija dhe unë ngela sepse nuk po e kuptoja për çfarë e kishte”, ka thënë Beatrixa duke shkaktuar të qeshura në studio.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Berlini ka vendosur të marrë një rol aktiv në përpjekjet…