Bebe Rexha ankohet për muajin janar: Ishte muaj i vështirë por ia dolëm

31 janar 2020 | 22:23

Muaji janar jo vetëm pse ka 31 ditë, por për shumë gjëra të tjera konsiderohet si një prej muajve më të gjatë të viti.

Pas përfundimit të festave të fundivit, shpenzimet që vijën me to, një fillim i një viti tjetër e shumë arsye të tjera, bëjnë që të na duket sikur janar nuk do të përfundoj kurrë.

Të njëjtin mendim e ndanë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Përmes një statusi në Twitter, Bebe ka treguar se muaji janar ju ka dukur sikur të ishte një vit i tërë.

“Janari ishte një vit i vështirë, por ia dolëm”, ka shkruar Bebe.

Ndryshe, Bebe Rexha po punon për projekte të reja muzikore, që pritet të publikohen së shpejti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një…