Bebe Rexha: Dikur nuk më pranuan në kolegj, por sot ja ku jam

23 dhjetor 2020 | 16:04

Bebe Rexha ka arritur të korrë një sukses të jashtëzakonshëm. Ndonëse sot ka ndërtuar një karrierë të suksesshme, fillimet në muzikë nuk kanë qenë aspak të lehta.

Së fundmi, artistja shqiptare ka treguar se ka ëndërruar gjithmonë të studionte për muzikë në një ndër kolegjet më të mira në SHBA, por nuk ishte pranuar.

Përmes një postimi në twitter, Bebe dëshiron që me historinë e saj të përcjellë një mesazh për të rinjtë që do të vendosin për të ardhmen e tyre, pasi dhe nëse nuk arrijnë të fitojnë kolegjin që dëshirojnë mund të ecin përpara ashtu sikurse ajo.

Hey nëse po aplikoni për kolegj dhe nuk pranoheni, thjesht doja t’ju bëja të ditur. Unë vdisja që të futesha në shkollën e muzikës në Manhattan dhe Julliard. Nuk u pranova në asnjërën prej tyre dhe bëra muzikë sipas mënyrës sime. Nuk keni nevojë për një kolegj fantastik që të jeni të suksesshëm”, ka shkruar këngëtarja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ballkanit nga Suhareka e ka shkruar trajnerin Ismet…