
BEBE REXHA FESTON DITËLINDJEN ME VALLE SHQIPTARE
31 gusht 2019
| 20:56
Ditën e djeshme këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, festoi 30-vjetorin e saj të lindjes.
Në këtë ditë të veçantë ajo i dedikoi vetes së saj një këngë, ku tregonte se tani që është 30 vjeçe është më e fortë dhe asgjë nuk e mposht.
Më pas këngëtarja për të bërë pak zhurmë publikoi në Instagram një foto topless ku dukej shumë bukur.
Dita e saj ishte e mbushur me surpriza, megjithatë ne na ka pëlqyer më shumë festa e saj e ditëlindjes.
Bebe Rexha ka zgjedhur që në këtë ditëlindje të tregojë origjinën e saj dhe në festë nuk kanë munguar vallet dhe muzika popullore shqiptare.