Bebe Rexha flet për lidhjet e dashurisë

09 qershor 2020 | 14:50

Si rrallë herë këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka folur për lidhjet e saj të dashurisë të cilat kanë qenë të shkurta në të shumtën e herëve.

Në një intervistë për revistën “Healthy” Bebe ka treguar se për momentin është e fokusuar tek projektet dhe se nuk ka asnjë në zemrën e saj.

Sa i përket raporteve që ajo ka pasur me djem të botës së showbizit dhe jo vetëm, bukuroshja shqiptare është shprehur se fama ka ndikuar që ajo të heqë dorë nga meshkujt.

“Unë mendoj se të qenurit e famshme i ka frikësuar shumë meshkuj. Shumë herë, ata duan një vajzë që është e butë dhe e rezervuar dhe kjo nuk jam unë. Unë nuk kam filtër. Do të them atë që dua. Nuk kam kohë për drama”, është shprehur bebe për revistën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kliko këtu /PDF/ Titulli i punës Arkitekt -1 pozitë