Bebe Rexha ka ndryshuar ngjyrën e flokëve
05 tetor 2020
| 11:47
Bebe Rexha është vajza e surprizave dhe kjo duket nga ndryshimi i menjëhershëm që ka bërë në pamjen e jashtme. Këngëtarja e njohur ka vendosur të heqë dorë nga flokët biond dhe t’i lyejë me një ngjyrë të zjarrtë.
Bebe as nuk është menduar fare të ndryshojë apo jo pamje, madje flokët i ka lyer vetë me duart e saj.
Këtë ndryshim ajo e ka ndarë me fansat e saj të cilët e kanë pëlqyer ngjyrën e saj të flokëve.
“Kishim të drejtë kur thoshim se e kuqja është ngjyra jote”, ka shkruar një fans i saj.
“Jam e mahnitur se si një njeri i famshëm e bën vetë këtë gjë pa ndihmën e parukierit”, ka qenë komenti i një fansi tjetër.