Bebe Rexha kërkon një stilist për numrin 44! (Video/Foto)
23 janar 2019
| 18:50
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, e cila ka numëruar thuajse 8 milionë ndjekës në rrjetet sociale dhe që në eventin e 10 shkurtit konkurron për dhënien e çmimeve “Grammy Awards”, për dy nominime “Best New Artist” dhe “Best Country Duo / Group Performance”, është në siklet.
Pikërisht për këtë datë, këngëtarja me origjinë nga Dibra e Madhe, nuk ka gjetur akoma një stilist që të kujdeset për veshjen e saj.
“Numri im 44, është konsideruar i tepruar…”, ka shpjeguar ajo në llogarinë e vet në “Instagram”.
https://www.instagram.com/p/Bs58lMqHtrk/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/Bs58lMqHtrk/?utm_source=ig_web_copy_link