Bebe Rexha këshillon të vendoset maska dhe të dezinfektohen duart

21 korrik 2020 | 11:11

Bebe Rexha ka pozuar me maskë në fytyrë dhe duke dezinfektuar duart. Këngëtarja e njohur shqiptare është duke u kujdesuar ta ruajë veten dhe të tjerët ndaj virusit Covid-19.

Ajo madje ka këshilluar edhe ndjekësit e saj që t’i vendosin maskat dhe t’i dezinfektojnë duart.

“Një foto e imja duke dezinfektuar duart dhe mbajtur maskën”, ka shkruar Bebe në njërën fotografi të publikuar në llogarinë e vet në “Instagram”, ndërsa në tjetrën ajo u ka thënë ndjekësve “vendosni maskën”.

Bebe është, po ashtu, një ndër këngëtaret shqiptare me famë botërore e cila nuk e ka harruar asnjëherë prejardhjen. Bebe Rexha vazhdon ta shijojë suksesin në muzikë, ndërsa duke qenë se është shumë e thjeshtë dhe e afërt me njerëzit, ka arritur që rreth vetes të mbledhë një numër të madh të fansave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas lajmit të mirë për efektet që pati një vaksinë…