Bebe Rexha me tupana në “Sunny Hill 2024”
Mbrëmjen e djeshme, skena e festivalit “Sunny Hill 2024” në Prishtinë u ndez nga një paraqitje spektakolare e artistes me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha. Kjo ishte hera e parë që këngëtarja performoi në Kosovë, duke ofruar një performancë të zjarrtë për bashkëkombësit e saj.
E teksa ditë më parë konfirmoi në një intervistë për Telegrafin se kishte një “befasi” për fansat e saj, mbrëmë u zbulua se befasia ishte me të vërtetë mbresëlënëse. 34-vjeçarja kishte inkuadruar disa elemente kombëtare në një prej performancave të saj, duke i bërë fansat të ndihen më afër kulturës së tyre..
Në një moment të veçantë të natës, ajo futi tupana nën ritmet e këngës së saj të njohur “Say My Name”. Performanca kulmoi me Bebe Rexhën që filloi të kërcente nën ritmin popullor, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme dhe të papërsëritshme për të gjithë të pranishmit.